Pandemia, më shumë se gjysmë milion viktima nga Covid-19 në të gjithë botën

schedule08:31 - 29 Qershor, 2020

schedule 08:31 - 29 Qershor, 2020

Pandemia e koronavirusit u ka marrë jetën më shumë se gjysmë milioni personave në pak me shumë se gjashtë muaj. Të dielën mbrëma numri i viktimave kaloi 500,000-ën dhe tashmë të paktën 504,491 persona rezulton ta kenë humbur betejën me Covid-19 në të gjithë botën.

Organizata Botërore e Shëndetit u njoftua për herë të parë nga autoritetet në Kinë në lidhje me një seri rastesh të ngjashme me pneumoninë në Wuhan, një qytet me 11 milion banorë, më 31 dhjetor 2019.

Që atëherë, mbi 10 milion persona kanë rezultuar pozitivë për virusin, sipas studiuesve në Universitetin Johns Hopkins, në të paktën 188 vende dhe territore në të gjithë botën.

Numri i vërtetë i vdekjeve dhe numri i rasteve besohet të jetë më i lartë, për shkak të niveleve të ndryshme të testimit dhe shkakut të përcaktimeve të vdekjes, vonesave në raportim dhe raportimit të dyshuar.

Por rastet po rriten me rreth një milion në javë, paralajmëroi OBSH javën e kaluar, ndërsa shkalla e infektimit dyfishohet që nga 21 maj.

Shtetet e Bashkuara kanë deri tani numrin më të madh të rasteve të konfirmuara globalisht, me më shumë se 2.5 milion, dhe 125,803 vdekje. Të radhës vijnë Brazili dhe Rusia. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!