Pandemia, koronavirusi u ka marrë jetën më shumë se 33 000 personave në të gjithë botën

schedule21:12 - 29 Mars, 2020

schedule 21:12 - 29 Mars, 2020

Pandemia e koronavirusit ka marrë deri më tani të paktën 33,033 jetë njerëzish në të gjithë botën.

Në të dhënat e pasqyruara në ëorldmeters rezulton se koronavirusi ka infektuar deri më tani 691,493 persona në shkallë globale. Ndërsa, deri më tani, nga Covid-19 janë shëruar 147,340 persona në të gjithë botën, shkruan abcnews.al

Në rang global në vendin e parë si vendi më i prekur nga koronavirusi ( sa i përket rasteve të konfirmuara e mbajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 125,308 persona të infektuar e 2,246 viktima.

Në vendin e dytë radhitet Italia me 97,689 raste të konfirmuara me Covid-19. Italia ka një bilanc tragjik prej 10,779 viktimash. Kështu, shteti fqinj mbetet vendi ku koronavirusi ka marrë më shumë jetë njerëzish deri më tani.

Vendi i tretë më i prekur nga virusi korona është Kina, ku kurba e epidemisë është drejt rënies. Vendi aziatik numëron 81,439 raste të konfirmuara me koronavirus, por raste aktive tashmë vlerësohet të jenë vetëm 2,691. Numri i viktimave në Kinë është 3,300, nga të cilët vetëm pesë kanë ndërruar jetë brenda 24 orëve të fundit. Gjatë të dielës Kina ka regjistruar vetëm 45 raste të reja.

Duket sikur “makthi” po mbaron për Kinën, por sipas ekspertëve, rreziku i një vale të dytë mbetet. Vendi i dytë më i prekur në Evropë nga koronavirusi mbetet Spanja me 78,799 raste të konfirmuara dhe 6,606 viktima. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!