Koronavirusi u ka marrë jetën 201,501 personave në të gjithë botën deri më tani. Sipas të dhënave te pasqyruara në worldometers, deri më tani nga virusi korona rezultojnë të infektuar 2,890,892 persona.
Ndërsa, nga Covid-19, rezultojnë si të shëruar plotësisht 824,845 persona në të gjithë botën.
Më 11 janar, media shtetërore kineze raportoi vdekjen e parë të lidhur me virusin. Që prej atëherë, më shumë se 210 vende dhe territore kanë raportuar raste me virusin korona.
Vendet më të prekura nga pandemia rezultojnë të jenë SHBA-të me 945,249 të infektuar dhe 53,243 viktima, Spanja me 223,759 të infektuar dhe 22,902 të vdekur dhe Italia që numëron 195,351 të infektuar dhe 26,384 viktima.
Më herët gjatë kësaj jave, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit njoftoi për tendenca në rritje të rasteve me Covid-19 në Afrikë, Evropën Lindore, Amerikën Qendrore dhe Amerikë Jugore. /abcnews.al/