Pandemia e Covid-19/ Pesë faktorët që tregojnë se koronavirusi ‘lindi’ në laborator

schedule11:35 - 7 Qershor, 2024

schedule 11:35 - 7 Qershor, 2024

Edhe pse kanë kaluar afro katër vite që nga zbulimi i rastit të parë me covid, mënyra se si filloi pandemia vazhdon të shkaktojë ende debate të ashpra. Alina Chan, një biologe e specializuar në terapinë e gjeneve dhe qelizave në Harvard, ka publikuar në nju jork taims disa argumente që vrtetojnë se Virusi i Koronavirusit është përhapur nga Instituti i Virologjisë në Vuhan.

Ajo ka rënditur në total pesë pika kryesore që sipas saj e vërtëeton këtë. Fillimisht studiuesja vuri në dukje atë që e kanë menduar thuajse të gjithë.

“Virusi që shkaktoi pandeminë u shfaq në Vuhan, qyteti ku ndodhet laboratori më kryesor i kërkimit në botë për viruset si SARS.” Edhe pse kjo mund të jetë vetëm rastësi, Chan e sheh atë si një nga pikat kryesore që mbështesin teorinë e saj.

Instituti i Virologjisë në vuhan kishte hulumtuar për viruse të ngjashme me SARS për më shumë se 10 vjet. Studimi është udhëhequr nga Dr. Shi Zhengli, ekipi i të cilit udhëtonte shpesh në provincën Yunnan, më shumë se 1500 kilometra larg, për të mbledhur lakuriqët e natës.

Është vlerësuar se të paktën 25 milionë njerëz në mbarë botën kanë vdekur për shkak të Covid-19, me mbi një milion prej tyre në Shtetet e Bashkuara.

Hulumtimi i tyre tregoi se viruset më të ngjashëm me SARS-CoV-2, virusi që shkaktoi pandeminë, qarkullojnë në lakuriqët e natës që jetojnë afërsisht 1000 milje larg nga Wuhan. Shkencëtarët nga ekipi i Dr. Shi udhëtuan vazhdimisht në provincën Yunnan për të mbledhur këto viruse dhe kishin zgjeruar kërkimin e tyre në Azinë Juglindore.

Kur u zbulua shpërthimi i Covid-19, Dr. Shi fillimisht pyeti nëse koronavirusi i ri kishte rrjedhur nga laboratori i saj, duke thënë se ajo kurrë nuk e kishte pritur që një shpërthim i tillë të ndodhte në Ëuhan.

1-) Virusi SARS-CoV-2 është jashtëzakonisht ngjitës. Megjithatë, ai nuk la asnjë gjurmë të njohur të infeksionit në burimin e tij ose askund përgjatë asaj që do të kishte qenë një udhëtim mijëra milje përpara se të përhapej në Wuhan.

2-) Një vit para shpërthimit, instituti Wuhan, duke punuar me partnerët amerikanë, kishte propozuar krijimin e viruseve me tiparin përcaktues të SARS-CoV-2.

Grupi i Dr. Shi ishte i magjepsur nga mënyra se si koronaviruset kalonin nga një specie në tjetër. Për të gjetur viruse, ata morën mostra nga lakuriqët e natës dhe kafshët e tjera, si dhe nga njerëz të sëmurë që jetonin pranë kafshëve që mbartnin këto viruse ose që lidhen me tregtinë e kafshëve të egra.

Pjesa më e madhe e kësaj pune u krye në partneritet me EcoHealth Alliance, një organizatë shkencore me bazë në SHBA, e cila, që nga viti 2002, i është dhënë mbi 80 milionë dollarë fonde federale për të hulumtuar rreziqet e sëmundjeve infektive në zhvillim, raporton abcnews.al.

Laboratori ndoqi kërkime të rrezikshme që rezultuan që viruset të bëheshin më infektues: Koronaviruset u rritën nga mostrat e kafshëve të infektuara dhe u rindërtuan gjenetikisht dhe u rikombinuan për të krijuar viruse të rinj të panjohur në natyrë.

Këta viruse të rinj kaluan nëpër qeliza nga lakuriqët e natës, derrat, primatët dhe njerëzit dhe u përdorën për të infektuar dhe minjtë (minj të modifikuar me gjene njerëzore).

Deri në vitin 2019, grupi i Dr. Shi kishte publikuar një bazë të dhënash që përshkruan më shumë se 22,000 mostra të mbledhura të kafshëve të egra. Por qasja e jashtme u mbyll në vjeshtën e vitit 2019 dhe baza e të dhënave nuk u nda me bashkëpunëtorët amerikanë edhe pas fillimit të pandemisë, kur një koleksion kaq i pasur virusesh do të kishte qenë më i dobishëm në gjurmimin e origjinës së SARS-CoV-2. Mbetet e paqartë nëse instituti Ëuhan posedonte një pararendës të virusit pandemik.

Në vitin 2021, The Intercept publikoi një propozim të rrjedhur të vitit 2018 për një projekt kërkimor të quajtur Defuse, i cili ishte shkruar si një bashkëpunim midis EcoHealth, institutit Wuhan dhe Ralph Baric në Universitetin e Karolinës së Veriut.

Propozimi përshkruante planet për të krijuar viruse jashtëzakonisht të ngjashëm me SARS-CoV-2.

Projekti Defuse propozoi të kërkonte dhe të krijonte viruse të ngjashme me SARS-in që mbartin “spike” me një veçori unike: e njëjta veçori që rrit infektivitetin e SARS-CoV-2 te njerëzit, duke e bërë atë të aftë të shkaktojë një pandemi.

Defuse nuk u financua kurrë nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, në dëshminë e tij të hënën, Dr. Fauci shpjegoi se instituti Wuhan nuk do të kishte nevojë të mbështetej në fondet e SHBA-së për të ndjekur kërkimin në mënyrë të pavarur.

Laboratori i Wuhan kreu eksperimente të rrezikshme për të mësuar se si viruset e ngjashme me SARS mund të infektojnë njerëzit.

  1. Mblodhën viruse të ngjashme me SARS nga lakuriqët e natës dhe kafshët e tjera të egra, si dhe nga njerëzit e ekspozuar ndaj tyre.
  2. Identifikuan viruset me rrezik të lartë duke kontrolluar për proteinat “Spike” që lehtësojnë infeksionin e qelizave njerëzore.

Laboratori i Wuhan kreu eksperimente të rrezikshme për të mësuar se si viruset e ngjashme me SARS mund të infektojnë njerëzit. Hulumtimi i tyre filloi duke mbledhur viruse të ngjashme me SARS nga lakuriqët e natës dhe kafshët e tjera të egra, si dhe nga njerëzit e ekspozuar ndaj tyre.

Më pas, ata identifikuan viruset me rrezik të lartë duke ekzaminuar për proteina “spike” që lehtësojnë infeksionin e qelizave njerëzore. Më pas krijuan koronaviruse të rinj duke futur proteina “spike” ose veçori të tjera që mund t’i bëjnë viruset më infektive te njerëzit.

Së fundmi, ata infektuan qelizat njerëzore, dhe minjtë me koronaviruset e rinj, për të përcaktuar se sa të rrezikshëm mund të ishin. Sipas burimeve të inteligjencës amerikane, disa nga kërkimet e institutit për virusin u klasifikuan ose u kryen me ose në emër të ushtrisë kineze, raporton abcnews.al.

Në seancën dëgjimore të Kongresit të hënën, Fauci pranoi mungesën e transparencës në eksperimentet e kryera në institutin Ëuhan, duke thënë: “Askush prej nesh nuk mund të dijë gjithçka që po ndodh në Kinë, ose në Wuhan, apo çfarë keni ju.

Laboratorët që punojnë me viruse të gjalla në përgjithësi funksionojnë në një nga katër nivelet e biosigurisë (të njohura në rendin rritës të rreptësisë si BSL-1, 2, 3 dhe 4) që përshkruajnë praktikat e punës që konsiderohen mjaft të sigurta në varësi të karakteristikave të secilit patogjen.

Shkencëtarët e institutit Wuhan punuan me viruse të ngjashme me SARS në kushte të papërshtatshme biosigurie të ulët.

Ka qenë një pikëpamje e pakicës midis shkencëtarëve, shumë prej të cilëve besonin prej kohësh se COVID u përhap në popullatën njerëzore nga kafshët e infektuara, njëlloj si shpërthimi i SARS i vitit 2003 ose koronavirusi MERS i vitit 2012.

Pika e parë është se instituti i Virologjisë në Ëuhan kishte kërkuar për viruse të ngjashme me SARS për më shumë se 10 vjet, i udhëhequr nga Dr. Shi Zhengli, ekipi i të cilit bëri disa udhëtime në provincën Yunnan, më shumë se 1500 kilometra larg, për të mbledhur lakuriqët e natës.

Kur filloi pandemia, Dr Shi pyeti publikisht nëse shpërthimi mund të kishte ardhur nga laboratori i saj.

Ndërsa pika e dytë, tregon se në vitin para fillimit të shpërthimit, Instituti Ëuhan, duke punuar me partnerët amerikanë, kishte propozuar krijimin e viruseve me të njëjtat veçori përcaktuese si SARS-CoV-2, virusi pandemik COVID-19.

Ndërsa arsyetimi i saj është mjaft teknik, një pjesë e tij ka të bëjë me një propozim granti të rrjedhur të vitit 2018 për një projekt kërkimor të quajtur Defuse, i cili synonte të krijonte një virus të ngjashëm me SARS me një veçori unike si proteina “spike” që do të rriste infektueshmërinë e tij tek njerëzit.

Virusi SARS-CoV-2 e ka atë veçori, dhe të dhënat gjenetike sugjerojnë se e ka fituar atë veçori pak para fillimit të pandemisë.

Pika e tretë është se laboratori në Ëuhan nuk ishte i aftë të përmbante një virus ajror aq infektiv sa ai që filloi pandeminë.

Laboratorët që punojnë me viruse të gjalla mund të funksionojnë në një nga katër nivelet e biosigurisë, ku BSL 1 është niveli më i ulët i mbrojtjes dhe BSL 4 më i rreptë. Chan vëren se, dy vjet pas pandemisë, një shkencëtar që punonte në një laborator BSL-3 në Tajvan u infektua me virusin COVID.

Por ka dhe një tjetër pikë, duke kundërshtuar atë që dikur ishte një konsensus i gjerë se COVID-19 vinte nga një kafshë në tregun e gjesë së gjallë, Huanan në Wuhan, dhe duke deklaruar se pretendimi “nuk mbështetet nga prova të forta”.

Pjesërisht kjo ndodh sepse hetuesit kinezë fillimisht supozuan se tregu ishte burimi, kështu që ata nuk po kërkonin asgjë për ta kundërshtuar atë teori.

Por autoritetet kineze bllokuan raportimin e rasteve të hershme që nuk ishin të lidhura me tregun dhe se ata shkatërruan disa mostra të hershme të pacientëve në emër të biosigurisë, duke e bërë të vështirë gjetjen e burimit, raporton abcnews.al

Informacioni kyç ende mungon

Pika e fundit është se provat kryesore që do të priten nëse COVID do të kishte dalë nga tregu i gjësë së gjallë ende mungojnë pavarësisht nga kërkimi intensiv i fokusuar në tregtinë e kafshëve dhe njerëzit e lidhur me tregun.

“Hetuesit ose nuk kanë arritur të mbledhin ose raportojnë provat kryesore nëse COVID-19 u përhap nga tregu i gjëse së gjallë”, tha ajo.

Pavarësisht nëse pandemia nisi nga një laborator apo në një tezgë tregu, është e pamohueshme që fondet federale të SHBA-së ndihmuan në ndërtimin e një koleksioni të paprecedentë të viruseve të ngjashme me SARS në institutin Wuhan, si dhe duke kontribuan për kërkime që i kanë përmirësuar ato.

Mbrojtësit dhe financuesit e kërkimit të institutit, përfshirë Dr. Fauci, duhet të bashkëpunojnë për të ndihmuar në identifikimin dhe mbylljen e zbrazëtirave që lejuan të ndodhte një incident kaq i rrezikshëm.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!