Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pandemia Covid-19, virusi korona merr mbi 95 000 jetë njerëzish në të gjithë globin

schedule09:42 - 10 Prill, 2020

schedule 09:42 - 10 Prill, 2020

Deri më tani, koronavirusi ka marrë 95,766 jetë njerëzish në të gjithë botën. Ndërsa, të infektuarit në të gjithë botën rezultojnë të jenë 1,605,790.

Sipas të dhënave të pasqyruara në worldometers, deri më tani, nga Covid-19 janë shëruar të paktën 357,003 persona.

Vendi me numrin më të madh të të infektuarve janë SHBA-të me 468,895 raste të konfirmuara, prej të cilave 161,504 janë në shtetin e New York-ut.

Sa i përket numrit të viktimave, vendi me më shumë te vdekur në botë vazhdon të mbetet Italia. Në shtetin fqinj e kanë humbur betejën me virusin korona 18,279 persona. Pas Italisë, një numër të madh viktimash numërojnë SHBA-të ku numërohen të paktën 16,697 persona që kanë humbur jetën.

Një bilanc po aq tragjik ka edhe Spanja ku numërohen 15,447 viktima. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!