Numri i personave të prekur nga koronavirusi në rang global është rritur tashmë në 3,025,758.
Sipas të dhënave të pasqyruara nga Worldometers, nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, 893,292 janë të shëruar tërësisht ndërsa 209,002 të tjerë kanë humbur jetën.
Të hënën në mëngjes numri i të infektuarve shkoi në 3 milionë, gati pesë muaj pasi u raportuan rastet e para me virusin korona. Worldometer, përdor të dhënat e fundit të mundësuara nga ministritë e Shëndetit në të gjithë botën në kohë reale.
Deri më tani, vendi më i prekur nga Covid-19 rezulton të jenë SHBA-të me 993,854 të infektuar dhe 56,009 viktima. Vendi i dytë më i prekur është Spanja me 229,422 raste të konfirmuara dhe 23,521 viktima.
Ndërsa e treta në radhë është Italia me 199,414 të infektuar dhe 26,977 viktima. /abcnews.al/