Të paktën 1,519,218 persona në të gjithë botën rezultojnë të infektuar me koronavirusin e ri deri më tani.
Numri i testimeve që bëhen gjatë ditëve varion nga vendi në vend, por shifrat reale besohet që të jenë shumë herë më të larta nga çfarë pasqyrohen në të dhënat zyrtare, shkruan abcnews.al
Sipas BBC, këto janë vendet të cilat kanë numrin më të madh të rasteve të konfirmuara me Covid-19 deri më tani.
SHBA 432,132
Spanjë 148,220
Itali 139,422
Gjermani 113,296
Francë 83,080
Kina 82, 867
Irani 64,586
UK 61,474
Turqia 38,226
Belgjika 23,403
Nga 1.484.811 njerëz që kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin, rreth 330,000 dihet se janë shëruar. Ndërsa, më shumë se 88.500 vdekje rezultojnë të kenë ndodhur si pasojë e virusit.