PANDEMIA/ 2 vite nga rasti i parë me COVID-19, humbën jetën 3483 persona

schedule16:31 - 9 Mars, 2022

schedule 16:31 - 9 Mars, 2022

Nga Ema Shazivari

Kjo deklarata e ministrisë së Shëndetësisë, 2 vite me parë që njoftonte shqiptaret se në vendin tonë ishte konfirmuar personi i parë i prekur nga virusi i ri dhe shumë pak i njohur deri atëherë, COVID.

Paniku dhe mungesa e informacionit mbisundonin shumicën e njerëzve. Nga përvoja e vendeve të tjera ku infektimet kishin nisur me herët, kishin dëgjuar se koronavirusi shkaktonte vdekje.

Në orët e para të mëngjesit te 9 marsit 2020, qeveria u mblodh për të vendosur dhe njoftuar masat që do të zbatonin për të frenuar përhapjen e koronavirusit, e cili asokohe ende nuk ishte pagëzuar me emrin COVID 19.  U vendos mbyllja e shume aktiviteteve ne vend, përjashtuar shërbimet me te domosdoshme për njerëzit. Për here te pare shqiptaret u vendosen ne karantine, si e vetmja mundësi e momentit për te frenuar kontaktet, infektimet dhe përhapjen e virusit

Shume shpejt  Tirana dhe qytetet e tjera mbeten të shkreta, në pjese me te madhe te ditës dhe gjatë gjithë natës.

Situata i përngjante një lufte, me një armik te padukshëm. Komiteti teknik i ekspertëve te shëndetësisë, i ngritur për këtë situate,  informonte çdo ditë për situatën epidemiologjike, ndërsa rastet nuk i kalonin më shumë se 25 infektime te reja në 24 orë. Ne 3 muajt e valës se parë të pandemisë, në Shqipëri humbën jetën nga COVID 33 qytetare dhe infektuan mbi 1000 persona.

Në frontin e parë të luftës me COVID ishin bluzat e bardha, ne spitale dhe qendra shëndetësore. Ndonëse përballe një situate të panjohur, të rrezikshme edhe për jeten e tyre dhe teket te vështire, ata punuan pa u kursyer dhe pa orar për të shëruar sa më shume njerëz dhe për te shpëtuar sa me shume jete. Fatkeqësisht pati viktima edhe mes heronjve te bardhe.

Përmirësimi i lehte i situatës në fund te majit dhe krijimi i kohës ne avantazh për të marrë masat e nevojshme, i mundësoi qeverisë të hiqte mbylljen totale dhe te lehtësonte disa lëvizje për qytetaret, si dhe te hapte disa aktivitete të munguara, bare, dyqane shërbimesh dhe tregtimi etj.

Gjatë stinës së verës, komiteti teknik i ekspertëve vendosi të hiqte shume nga  masat kufizuese, për shkak edhe te uljes se ndjeshme te numrit te te prekurve.

Por vjeshta do te sillte valën e re te pandemisë, tejmbushjen e 4 spitaleve COVID , shtimin e personave te infektuar dhe fatkeqësisht te viktimave nga ky virus. Ne 9 muaj kishin humbur jetën nga koronavirusi mbi 650 shqiptare.

Dhjetori solli nje lajm te mire dhe nje drite ne fund te tunelit te erret ku bota kishte hyre prej muajsh. Vaksina do te ishte shume shpejt ne duart e evropianeve. Shqipëria nuk mbeti pas.

Në javën e 3 të janarit mbërritën 10750 dozat e para, të cilat do të imunizonin mjekët dhe infermierët që shërbenin në vijën e parë. Fushata e vaksinimit u shtri gradualisht për të gjithë popullatën.

Brenda nje viti mbi 1 milionë shqiptare do te ishin te vaksinuar me dy doza për COVID.

Imunizimi i beri me të sigurt qytetaret por edhe bluzat e bardha, qe munden te merrnin fryme me lirisht.

Ne janar te këtij viti, përhapja e variantit me te fundit të COVID, Omicron, shtoi serish  fluksin e te infektuarve, por për pak jave. fundi i shkurtit e uli ndjeshëm kurbën e te prekurve, por edhe te viktimave.

Deri me sot numri i jetëve te humbura nga COVID në Shqipëri është ndalur në shifrën 3483. Ndërsa në spitalin Infektiv ka një numër mjaft të vogël pacientesh te shtruar, që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

Të dhënat e studiuesve por dhe nga terreni, i bëjnë mjeket te besojnë se jemi në fund të rrugës së errët dhe të vështirë të këtyre dy viteve. Shume shpejt pandemia e COVID 19 do te marrë fund dhe gjithçka kaloi ne këta dy vjet, bota do te tregoje si nje histori te shkuar te nje infektimi qe nisi ne Kine dhe mbretëroi gjate në gjithë globin, duke mbajtur te mbërthyer miliona njerëz.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!