“Pancerat” sfidojnë “Tulipanët”, publikohen formacionet e sfidës, Gjermani-Holandë

schedule19:56 - 26 Mars, 2024

schedule 19:56 - 26 Mars, 2024

Mund të thuhet me plot gojë se është një “klasike” e vërtetë e futbollit evropian. “Pancerat” gjermanë do të zhvillojnë një tjetër miqësore luksi, kësaj radhe, ndaj “Tulipanëve” të Holandës, teksa në orën 20:45, në “Deutsche Bank Park”, të Frankfurtit do të dhurojnë spektakël për 58 mijë të pranishmit.

Sa i përket formacioneve, tekniku Julian Nagelsmann e ka pozicionuar “Die Manschaft”, me formacionin 4-2-3-1, njësoj si ndaj Francës, me portën që sërish mbrohet nga Ter Stegen. Në krahët e mbrojtjes janë Mittelstadt e Kimmich, me qendrën që mbulohet nga Jonathan Tah e Antonio Rudiger. Para tyre janë vendosoru Andrich e Toni Kroos, ndërsa Musiala, Gundogan e Wirtz janë vendosur pas “ylli” të Arsenal, Kai Havertz.

Në krahun tjetër, strategu holandez Ronald Koeman ka vendosur t’i rreshtojë “Tulipanët” me formulën 3-4-2-1, ku në portë është vendosur Verbruggen e para tij Ake, Van Dijk e De Ligt. Në krahët e mesfushës janë Dumfries e Blind, me qendrën që mbulohet nga Veerman e Schouten. Në repartin ofensiv janë vendosur fillimisht Memphis Depay e Tijani Reijnders, ndërsa në majën e sulmit pozicionohet Donyell Malen. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!