“Pancerat” kërkojnë fitoren e radhës, publikohen formacionet e sfidës Gjermani-Hungari

schedule17:13 - 19 Qershor, 2024

schedule 17:13 - 19 Qershor, 2024

Pasi siguruan një fitore spektakolare, në sfidën hapëse të Euro 2024, “Pancerat” e Gjermanisë kërkojnë triumfin e radhës, në Kampionatin Evropian të futbollit, teksa këtë herë do të përballen me përfaqësuesen e Hungarisë, në “MHP Arena” të Shtutgartit, në sfidën e dytë të fazës së grupeve.

Sa i përket formacioneve, tekniku Julian Nagelsmann i ka rreshtuar të tijët, me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Manuel Neuer. Në krahët e mbrojtjes janë Kimmich e Mittelstadt, me qendrën që mbulohet nga Rudiger e Tah. Më të tërhequr janë Andrich e Toni Kroos, ndërsa Musiala, Gundogan e Florian Ëirtz janë vendosur pas Kai Havertz.

Në krahun tjetër, tekniku Marco Rossi i ka pozicionuar djemtë e tij me formulën 3-5-2, ku në portë është vendosur Gulacsi e para tij Dardai, Orban e Fiola. Në krahët e mesfushës janë Kerkez e Bolla, me qendrën që mbulohet nga Schafer e Nagy. Më të avancuar pozicionohen Szoboszlai e Sallai, ndërsa në majën e sulmit qëndron Barnabas Varga. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare