Kryeministri Edi Rama, presidenti serb, Aleksadër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovacevski janë të pranishëm në panairin e verës që po zhvillohet në Itali.
Rama në fjalën e tij u shpreh se ata nuk janë atje për vizitë turistike, por për prodhuesit e tyre.
Rama po ashtu shtoi se panairi nuk është vetëm për prodhuesit e 3 vendeve që janë pjesë e “Open Balkan”, por e të gjithëve prodhuesve.
“Jemi këtu për prodhuesit tanë. Për prodhuesit e verërave, që është më shumë se një produkt, por është një kartvizitë e një vendi dhe ne e dimi shumë mirë dhe jemi këtu me ta për t’i hapur atyre dyert në një nga panairet më të mëdha në botë.
Duam të bëjmë më shumë me panairin e Bukës, me atë verërave në panairin e dytë, por edhe me produktet e tjera.
Panairi i “Open Balkan” është për të gjithë prodhuesit, jo vetëm për ata nga 3 shtetet që janë pjesë e nismës”, tha Rama ndër të tjera.r.t/abcnews.al