Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Panairi i Turizmit në Berlin/ Rama: Shqipëria u ftua si vendi, që u vu në piedestal. Sezoni që po vjen, më i suksesshëm

schedule10:02 - 8 Mars, 2026

schedule 10:02 - 8 Mars, 2026

Kryeministri Edi Rama tha se pjesëmarrja e Shqipërisë në panairin më të madh ndërkombëtar të turizmit në botë, ITB Berlin, ishte një nga momentet më të rëndësishme të kësaj jave për promovimin e vendit.

Në podcastin e tij Flasim, Rama theksoi se Shqipëria u prezantua nga 3 deri më 5 mars si një destinacion autentik mesdhetar përmes konceptit “Albania All Senses”, duke sjellë një panoramë të pasur të natyrës, historisë, përvojave autentike dhe trashëgimisë kulturore të vendit.

Sipas tij, panairi i Berlinit, i cili këtë vit shënoi 60-vjetorin dhe mblodhi mbi 100 mijë pjesëmarrës nga rreth 190 vende të botës, mbetet një nga skenat më të rëndësishme globale të industrisë së turizmit.



Rama theksoi se interesi i lartë për Shqipërinë në këtë event është një sinjal pozitiv për sezonin e ardhshëm turistik, duke shtuar se vendi po konsolidon rritjen e tij si një aktor gjithnjë e më i rëndësishëm në tregun ndërkombëtar të turizmit.

“Një moment i rëndësishëm i kësaj jave ishte edhe pjesëmarrja e Shqipërisë në panairin më të madh ndërkombëtar të turizmit në botë, ai i Berlinit, i cili këtë vit shënoi edhe 60-vjetorin e tij. Nëse ju kujtohet, vjet Shqipëria u ftua në Berlin si vendi, i cili u vu në piedestal.

Çdo vit ka një vend që vihet në piedestal dhe që në njëfarë mënyre është bashkëmikpritësi i panairi.

Këtë vit nga data 3 deri më 5 mars, Shqipëria u riprezantua në atë panair  si destinacioni autentik mesdhetar, përmes konceptit  “Albania All Senses”, duke sjellë një panoramë të pasuruar të asaj që ishte prezantimi ynë i parë në atë panair: natyrë e jashtëzakonshme, histori unike, përvoja autentike, trashëgimi kulturore, në një vend që po rritet si aktor në industrinë e turizmit me ritme të shpejta.

Me mbi 100 mijë pjesëmarrës nga rreth 190 vende të botës, panairi i Berlinit  mbetet një nga skenat më të rëndësishme globale të turizmit, dhe fakti që Shqipëria, jo vetëm hyri në atë panair, por edhe vazhdoi të tërheqë këtë vit shumë interesim, është një mesazh i qartë se sezoni që po vjen do të jetë  një sezon ende më i suksesshëm. Dhe pavarësisht të gjitha përpjekjeve të një tufe ditëzinjsh dhe punëzinjsh, siç thoshte dhe siç nuk i bie  fjalë në tokë avokat Ngjelës, numrat rekord të Shqipërisë do të konsolidohen”, tha Rama.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!