Pamjet pak sekonda para krimit të tmerrshëm: Turku hodhi gruan shtatëzënë nga shkëmbi për t’i marrë siguracionin

schedule10:18 - 24 Shkurt, 2021

schedule 10:18 - 24 Shkurt, 2021

Ka tronditur opinionin publik krimi makabër në Turqi ku burri hodhi gruan nga shkëmbi për të përfituar dëmshpërblimin nga sigurimi i saj i jetës.

Mediat kanë publikuar pamje të momenteve të fundit të jetës së Semra ASysal para se të shtyhej nga shkëmbi disa dhjetra metra i lartë në Mugla të Turqisë duke pësuar vdekjen e menjëhershme. Gruaja ishte shtatzënë në muajin e shtatë dhe para se të niseshin për udhëtimin e tyre turistik kishte bërë një policë sigurimi jete me vlerë rreth 50 mijë dollar, raporton abcnews.al.

Bashkëshorti i saj Hakan Aysal u arrestua me akuzën e vrasjes me dashje pas u zbulua se ishte ai që shtyu Semrën nga shkëmbi.

Ndërkohë, para se të ndodhte tragjedia, një grup turqish që kishin shkuar për turizëm në të njëjtën zonë kishin filmuar pamje të çiftit duke zbritur me vështirësi gjoja për të bërë foto në vendin ku ndodhi krimi.

Njëri prej tyre shprehet “si mund të shkojnë deri aty?! Ose burri ose gruaja do ta hedhë tjetrin nga shkëmbi”. Turistët ikën, por Hakani nuk kishte hequr dorë nga plan i tij duke e vrarë bashkëshorten pak pas selfieve të bëra në atë vend. /abcnews.al