TIRANË- Euforia më fjalë dukej e madhe, por pjesëmarrja e njerëzve në shesh konfirmon të kundërtën. Ky është epilogu përmbyllës i 30 ditëve fushatë të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i përbërë nga dyshja politike e kontestuar Meta-Berisha.
Kreu i “Foltores”, Sali Berisha është përballur me një braktisje masive në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Për të mbyllur fushatën zgjedhore, Sali Berisha zgjodhi kryeqytetin, por pjesa që u vu re ishte braktisje e madhe e njerëzve.
Abc News ndoqi nga afër këtë aktivitet, në të cilën doli në pah një pjesëmarrje e papërfillshme, pavarësisht se ishin kujdesur, që në sheshin “Nënë Tereza” të ngrihej një skenë gjigande./abcnews.al