Pamjet mahnitës, Shtegu i Ngjyrave në Kukës një nga destinacionet kryesore për turistët

schedule22:32 - 9 Qershor, 2021

schedule 22:32 - 9 Qershor, 2021

Shtegu i Ngjyrave në Kukës është renditur si një nga destinacionet kryesore të këtij sezoni turistik që sapo ka filluar. Kukësi  është kthyer në vëmendjen e vizitorëve vendos por jo vetëm pasi edhe turistët e huaj kanë preferuar këtë destinacion.

Fundjava që kaloi ishte startimi i vizitorëve në Shtegun e Ngjyrave . Ky destinacion fillon nga Guri i Mëngjesit  në Shishtavec  -Gryk-Cajë e deri në Radomirë. Nga qershori deri në fund të gushtit livadhet alpine janë të mbushura me shumëllojshmëri të luleve.

Të gjithë operatorët turistikë shprehen se destinacioni më i kërkuar për tu frekuentuar për këtë  sezon do jetë Shtegu i Ngjyrave në Kukës. Vitin e kaluar kishte rreth 3000 vizitorë ndërsa këtë vit  pritet të shkojë nga 3000-5000 vizitor dhe turistë të huaj.

Ndërkohë guiderët ju bënë apel institucioneve që të investojnë edhe për këtë destinacion turistik. e.l/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!