PAMJET/ Seriali i njohur frymëzon grabitësit në Tiranë, si u gërmuan tunelet, gjatë aksionit u gjet një armë zjarri

schedule13:18 - 22 Shkurt, 2022

schedule 13:18 - 22 Shkurt, 2022

Seriali mjaft i ndjekur në Shqipëri “La Casa de Papel” duket se ka frymëzuar një grup grabitësish që i kishin vënë syrin një banke të nivelit të dytë në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë.

Ata kanë gërmuar tunelet përmes kanaleve të ujërave të zeza për të arritur të futen në bankë, por plani i tyre ka dështuar pas ndërhyrjes së forcave të policisë.

Lexo edhe: Tentohet grabitja e bankës së nivelit të dytë në Tiranë, autorët do hynin nga kanalet e ujërave të zeza

Burime bëjnë me dije për gazetaren e ABC Xhensila Kodra se gjatë aksionit të policisë për të zbardhur detaje nga grupi i grabitësve është gjetur edhe një send në dukje armë zjarri që është dërguar për verifikim.

Abcnews.al ka siguruar edhe pamje nga vendi ku është tentuar grabitja e bankës ku tashmë policia po heton për të gjetur prova që të çojnë në zbulimin e grupit të autorëve të dyshuar që ia kanë mbathur pa “nam e nishan”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!