Pamjet e papublikuara/ Plagosi 45-vjeçarin në Tiranë, efektivi në kërkim. Policia: Motivet e dobëta

schedule15:51 - 19 Gusht, 2024

schedule 15:51 - 19 Gusht, 2024

Një 45-vjeçar mbeti i plagosur pasditen e të hënës në rrugën ‘Tish Daia’, në zonën e komunës se Parisit në kryeqytet.

Lorenc Kosta u qëllua me arme nga autori i dyshuar Erion Goxhara, oficeri i policisë në sektorin e emigracionit dhe Kufirit.
Siç shihet në këto pamje nga kamerat e sigurise, qe I disponon Abc News, Kosta ka qenë duke ecur i vetëm në trotuar në rrugën ‘Tish Daia’ për në drejtim të rrugës Hasan Alla. Erion Goxhara zbret nga automjeti i tij, dhe qëllon me disa plumba Lorenc Kostën. Dëshmitare ne vendin e ngjarjes treguan se autori fotografoi me telefon te plagosurin pas ngjarjes dhe me pas u largua me automjetin e tij Mitsubishi. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

I plagosuri Lorenc Kosta ndodhet në gjendje te stabilizuar në spitalin e Traumës ndërsa I është nënshtruar edhe një operacioni. Burime nga ky spital thane se 45 vjecari eshte prekur nga 6 plumba ne te dy kembet dhe ne pjesen e fundit te barkut.

‘Autori e ka qëlluar në pjesën e poshtme gjë që nuk tregon se ka dashur ta vrasë. Autori ka qenë jashtë orarit të punës. Dyshohet me armen e shërbimit, por po hetohet’.

Kreu  i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj tha nga vendngjarja se ka komunikuar me të përmes telefonit dhe i ka kërkuar të dorëzohet.

‘Kam komunikuar me efektivin, është në gjendje të rënduar psikologjike. Po e kontaktojmë që mos të kryejë ndonjë veprim tjetër ndaj vetes. Ne jemi duke harxhuar të gjitha energjitë për ta kapur nëse dorëzohet do jetë edhe më mirë. I bëjmë thirrje dhe përmes medias të dorëzohet’.

Në vendngjarje të pranishëm ishin edhe drejtues të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, të cilët po hetojnë për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!