Kryepeshkopi Janullatos prej dy ditësh ndodhet në Greqi për mjekim të specializuar pasi u infektua me koronavirus.
Ditën e sotme ai u vizitua në spital në Athinë edhe nga ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, e cila i uroi shërim dhe rikthim të shpejtë në Shqipëri.
Ambasadorja qëndroi në spital dhe bisedoi disa minuta me Kryepeshkopin përmes përkthyesit në gjuhën greke. Gjendja e Kryepeshkopit është stabilizuar sipas mjekëve./ db/Abcnews.al