Një 44-vjeçar është plagosur me armë zjarri në afërsi të stacionit të trenit, Lushnjë, pasditen e sotme rreth orës 16:15.
Abcnews.al raporton se i plagosur nga të shtënat ka mbetur Kujtim Meta.
Sipas informacioneve paraprake rezulton se i plagosuri nuk është person me precedent penal.
Policia njofton se i plagosuri është banues në Saravë, Lushnjë. 44-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës me qëllim kapjen e autorit.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/abcnews.al/