Pamje të tjera janë publikuar nga masakrat e zhvilluara ditët e fundit në Bucha. Një video e publikuar në rrjete sociale tregon momentin kur një person që po lëvizte me biçiklete sulmohet nga një tank rus.
Mediat e huaja bëjnë me dije se në momentin që çiklisti kthehet në të majtë, tanku rus shkrep disa plumba të kalibrit të madh. E një mjet tjetër i blinduar shihet sesi e ndihmon tankun duke shtënë edhe ai në drejtim të çiklistit, pranë të cilit ngrihet një re tymi.
The @nytimes published a video from a drone of Russians killing a cyclist with several shots from a tank during the occupation of #Bucha, #Kyiv region. After the city’s liberation, a dead body was found near the bicycle in the same place. https://t.co/yOKt5MdWnD#Ukraine pic.twitter.com/unoNjfPz73
— Now in Ukraine (@Now_in_Ukraine) April 6, 2022
Videoja është realizuar nga ajri nga forcat ukrainase gjatë fundit të shkurtit, kur forcat ruse mbanin akoma nën kontroll qytetin Bucha. Ndërkohë thuhet se kufoma e civilit pranë biçikletës është filmuar edhe nga reporterët e huaja.
Kufoma me këmbë pothuajse plotësisht të dëmtuar, qëndron shtrirë pranë një shtylle që është shembur si pasojë e predhave të shkrepura./abcnews.al