Mjekë të dëshpëruar italianë në qendrën e tanishme të koronavirusit thonë se të gjitha përpjekjet e tyre nuk mjaftojnë, teksa numri i vdekjeve në vend kaloi dhe atë të Kinës.
Numri i të vdekurve në Itali, ditën e djeshme kapi shifrën 3405, më të lartën në botë, pavarësisht përpjekjeve heroike të mjekëve për të mbajtur gjallë të sëmurët.
Një video shfaq njerëz duke vuajtur për të marrë frymë; ata shtrëngojnë kraharorët dhe mbahen te tubat e tyre në një sallë të mbushur me monitorë pulsues.
Stafi nxiton vazhdimisht nga krevati në krevat për të ndihmuar pacientët e stresuar./abcnews.al