Një supermarket është djegur gjatë natës në Durrës.
Abc mëson se fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar. Demet materiale siç shihen në pamjet janë shumë të mëdha pasi ambientet janë shkrumbuar.
Ende nuk dihet shkaku dhe se si supermarketi ka marrë flakë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.
Autoritetet ndodhen në supermarket dhe po po hetojnë në lidhje me shkaqet.
/abcnews.al