Një pjesë e territorit malor në veri të vendit është e mbuluar nga dëbora, që pritet që me reshjet e pasdites së sotme të zbresë edhe më poshtë. Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto nga Vermoshi piktoresk nga magjia e dëborës. “Mirëmëngjes dhe me Vermoshin që dëborën e ka “si të shpisë”, ju uroj një pushim të këndshëm në këtë të diel” shkruan Rama.