“Sikur të votohet sot opozita merr 82 mandate dhe çdo ditë që kalon më shumë groposet Rama”. Kështu është shprehur në studion e Mbrëmje në ABC News të Mirela Milorit nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka.
Sipas tij opozita po kërkon përditë realizmin e pikave që janë të përbashkëta me Bundestagun Gjerman, në mënyrë që shqiptarët të votojnë lirisht. Për Palokën zgjedhjet dhe reforma zgjedhore janë zgjidhja e vetme e kësaj situate.
“Opozita është top dhe po kërkon përditë realizimin e pikave që janë të përbashkëta me Bundestagun Gjerman.
Ne e kemi bërë të qartë pozicionin edhe Bundestagu ia ka bërë të qartë, janë 9 kushte dhe në fund zgjedhjet dhe implementimi i reformës zgjedhore, dhe zgjidhja vjen vetëm me largimin e kësaj situatë është ai lidhja direkte .
Ne po tentojmë, kërkojmë që shqiptarët të kenë mundësi të votojnë lirisht, kjo është detyra e parë. se kur do bëhen këto zgjedhje nuk është vetëm përgjegjësi e opozitës.
Të gjithë duhet të thonë fjalën për reformën. I kemi treguar mazhorancës i kemi paraqitur 5 pikat dhe presim që mazhoranca të japë përgjigje për to. Ne kemi bërë propozim në një tryezë të ftuar nga OSBE dhe sot e kësaj dite nuk ka propozim nga pala tjetër. Nuk është zgjidhje ajo që ne e kemi komisionin po deshët hajdeni dhe ju. Është tradita që çdo ndryshim i kodit zgjedhor bëhet me të gjitha palët nëse do ta bëjë me komisionin e Gjiknurit nuk është reformë. Gjiknuri duhet të shkojë në burg se ia kërkon Bundestagu, i thotë fut Gjiknurin në burg, fut Tahirin në burg”. /abcnews.al