Nisja e punës së komisionit hetimor të çështjes Tahiri ishte në fokus të bisedës së kreut të këtij komisioni Edi Paloka në studion e “Mbrëmje në ABC News”.
Paloka nuk dha shumë detaje për planin e hetimit, por tha se do të hetohen të gjithë ata që penguan vënien para drejtësisë të Sajmir Tahirit.
Deputeti demokrat foli edhe për zërat kundër në Partinë Demokratike dhe autorizimin që Presidenti Meta i dha ministrit Bushati për plotfuqishmërinë në bisedime me Greqinë. /abcnews.al