Nënkryetari i PD Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se u tërhoq nga gjyqi me gazetën gjermane Blid si një gjest njerëzor pas njohjes me shefat.
Paloka thotë se ata të Bild nuk e kanë të njëjtin koncept si kryeministri për “shoqninë”, teksa shton se ata nuk janë tërhequr nga akuzat.
“Ja dhe prova e te gjithe idiotsise politike dhe njerezore qe personifikohen tek kryeministri i ketij vendi.
Paska njohur shefat e “Bild”-it dhe “per shoqni” qenka terhequr nga gjyqi…!
“Njerezore” -shkruan ai njerezori. Po me sa duket ata ( shefat e “Bild”-it) nuk kane te njejtin koncept si kryeministri yne per “shoqnine” e nuk jane aq “njerezore” …Ata nuk jane terhequr nga akuzat dhe denoncimet ,përkundrazi”, shkruan Paloka./ abcnews.al
https://www.facebook.com/100008639860309/videos/2391651294466176/?id=100008639860309&epa=SEARCH_BOX