Paloka: Do hetohen të gjithë ata që penguan arrestimin e Tahirit

schedule20:47 - 19 Mars, 2018

schedule 20:47 - 19 Mars, 2018

Kryetari i Komisionit hetimor për çështjen Tahiri, Edi Paloka, i ftuar në studion e “Mbrëmje në ABC News” me Mirel Milorin, pa dhënë shumë detaje ka folur për startegjinë e opozitës në këtë komision. Sipas tij do të hetohen gjithë ata që kanë penguar vënien para drejtësisë të Sajmir Tahirit, por edhe për kanabizimin, sjelljen e policisë.

“Nuk dua të bej publik planin e hetimit, ju kërkoj ndjesë, por sot nuk do t’u jap një përgjigje për këtë punë, do hetohen të gjithë ata që kanë penguar vënien para drejtësisë jo vetëm të Tahirit, por edhe per kanabizimin, sjelljen e policisë. Kemi një fushë më të gjerë për të hetuar. Ideja jonë është që gjithçka është bërë me një plan të caktuar kanabizimi i vendit i lidhur me strategjinë e zgjedhjeve të fundit. Të gjithë ata që do dalin në proces hetimi si personazhe do të përfshihen në listën e dëshmitarëve”.

Deputeti demokrat ka folur edhe për situatën brenda Partisë Demokratike, zërat kundër, opozitën brenda opozitës, si edhe për autorizimin që Presidenti Meta i dha ministrit Bushati për plotfuqishmërinë në bisedime me Greqinë.

Nisi puna komisionit hetimor për çështjen Tahiri. Pse nisi përplasja?

Paloka: Kërkova bashkëpunimin e mazhorancës që ky komison të rezultojë i suksesshëm,jo si herët e tjera që mazhoranca ka bërë gjithçka për ta penguar. Nuk dua të paragjykoj punimet  e këtij komisioni. Ka shumë elementë që të bëjnë të mendosh që qëllimet e mazhorancës nuk do të jenë të ndryshme. Komisioni është ngritur për pengimin që i ka bërë Rama dhe institucionet e drejtësisë për të arrestuar Sajmir Tahirin për dy fakte: lidhje me bandat kriminale dhe trafik droge. Ky komision është ngritur që të hetojë mënyrën s epse u pengua. Kjo mazhorancë votoi që Tahiri të mos dilte para drejtësisë. Ne kemi synimet dhe objektivat tona për të arritur. Nuk dua të paragjykoj deputetët e mazhorancës deri sa ata të tregojnë se nuk janë pengesë.

A keni një strategji?

Paloka: Që kur kemi kërkuar ngritjen e këtij komsioni ne kemi pasur një qëllim dhe strategjinë tonë. Faktet janë të shumta që na kanë nxitur të ngremë komisionin dhe të hetojmë. Unë si kryetar komisioni do paraqes planin hetimor paraprak pasi të miratohet rregullorja dhe në bazë të të këtij plani do eci, bashkë më mazhorancën. Nuk dua të jap detaje për planin e hetimin, pasi do bëhet hap pas hapi.

Do këmbëngulni që të vijë Rama në komision?

PalokaNuk dua të bej publik planin e hetimit, ju kërkoj ndjesë, por sot nuk do t’u jap një përgjigje për këtë punë, do hetohen të gjithë ata që kanë penguar vënien para drejtësisë jo vetëm të Tahirit, por edhe per kanabizimin, sjelljen e policisë. Kemi një fushë më të gjerë për të hetuar. Ideja jonë është që gjithçka është bërë me një plan të caktuar kanabizimi i vendit i lidhur me strategjinë e zgjedhjeve të fundit. Të gjithë ata që do dalin në proces hetimi si personazhe do të përfshihen në listën e dëshmitarëve.

Basha ka thënë që të hetohen Gjiknuri, Veliaj, Ahmetaj, Dako dhe Sejdini.  Keni të dhëna për këta?

Paloka: Prokuroria disponon prova, fakte, përgjime që i implikojnë në krime më të rënda se thjesht trafik droge. Ne urojmë që drejtësia të jetë e kujdesshme, se përderisa është e kapur nga Rama veprime të tilla do bëjë.

Emrat që përmendi Basha , do dorëzoni të dhënat në Prokurori?

Paloka: Çfarë t’i kërkojmë ne Prokurorisë për Habiljat? Janë të gjitha faktet e ardhura matanë detit që vërtetojnë se Habiljat janë trafikantë të mëdhenj, por kjo se edhe që kanë qenë të lidhur me Sajmir Tahirin.

Prokuroria i kërkoi parlamentit arrestimin e Tahirit dhe nuk u lejua.

Ne i kërkojmë Ramës dhe atyre më tej se Rama se që kjo drejtësi të funksionojë ashtu siç ata janë shprehur se e duan drejtësinë. Rama arriti qëllimine tij, kapi drejtësinë. Rama do ta përdorë drejtësinë kundër opozitës.

E frymëzoni dot qytetarin që të ndjekë në rrugë, shesh e platformën politike?

Paloka: Shqiptarët provojnë përditë mungesën e drejtësisë, por edhe pasojat e qeverisjes më të keqe . Në rastin më të parë që qytetarëve u jepet mundësia të votojnë lirshëm.  Me rrugë demokrtaike këtu nuk ecet më.

I udhëheq dot?

Paloka: Po e treguam me protestën e fundit dhe forma të tjera të gjitha do provohen.

Ka një rezultat konkret?

Paloka: Përditë njerëzit ndërgjegjësohen që e keqja e këtij vendi është Edi Rama dhe kjo qeveri duhet të ikë.

E largoni dot Ramën?

Paloka: Ne do provojmë gjithçka për ta larguar, nuk është në dorën tonë, opozita do drejtojë qytetarët, por ka edhe gjëra që nuk janë në dorën tonë. Kjo është një marrëdhënie komplekse ku edhe ndërkombëtarët kanë rolin e tyre. Ndërkombëtarët po thonë përditë që Shqipëria është bërë Kolumbia e drogës. Kjo nuk është retorikë, por realitet.

Vetë ju si opozitë nuk jeni unikë, PD është e krisur tani?

Paloka:Ajo që është opozitë është opozitë, kush bën opozitën e opozitës nuk është opozitë.

E keni për të larguarit?

Paloka: Jo për ata që bëjnë opozitën e opozitës.

Lexohet një mëri?

Paloka:Ka një krah që zgjat dorën dhe ofron bashkëpunim, krahu tjetër duhet të bisedojë. Në marrëveshje lëshojnë të dyja palët. Nuk dua të hyj në detaje se jemi në një moment që po zhvillohen takime me të gjithë ata që kanë platforma ide, marrëveshja arrihet kur të dyja palët lëshojnë nga pak. Kjo është si puna e këmbanës. Si mund të mendoni që nuk dashkemi njerëz që kanë dhënë për Partinë Demokratike.

Keni vendosur ura komunikimi me këta njerëz?

Paloka: Grupi i punës po zhvillon kontakte e bisedime dhe pastaj do na informojnë për rezultatet.

Kur Basha thotë po ngremë grup pune dhe hajde diskutojmë kush ka ide, që mund të arrijmë në një pikë. Në fund fare është kuvendi që i vendos këto gjëra.

Është një ide për ndryshime statutore, për ristrukturimin e partisë dhe rrugëve që duhen ndjekur edhe për të ardhur në pushtet. Idetë nga njerëzit e thjeshtë janë më brilante se ato që vijnë nga kokat e mëdha.

Nëse shkojmë më dy propozime në Kuvend dhe votohet njëra, nuk e shoh si kulmin e bashkëpunimit.

Partia Demokratike nuk është emra është shumë më tepër se aq, PD ka pasur figura të shquara të nderuara me ose pa poste kanë qëndruar në vite pranë PD, nuk kanë kërkuar kurrë të marrin diçka nga PD dhe janë aty. Nëse ka një emër ai është Sali Berisha, të gjithë të tjerët ne jemi kontribues, përfitues, ne na bashkon PD dhe të gjithë ne edhe forcën e dhe reputacionin na i jep PD, jo ne PD-së. Për fat të keq PD ka provuar që kanë dalë parti të kur emrat kanë qenë edhe më të rëndësishëm dhe në fund janë kthyer në PD.

Janë kthyer te Sali Berisha, se sot është Lulzim Basha

Paloka: Sali Berisha është në PD.

Është disktuar për heqjen e 20 shkurti si datë simbol?

Paloka: Kjo ishte një ngatërresë banale. E gjitha kjo të lë një shije të keqe, kur është për t’i bërë opozitë opozitës nuk dihet nga burojnë gjithë ato energji. Edi Ramës nuk i themi asgjë. Kjo ishte ide e një deputeti të ri i cili kishte bahskëpunuar me shoqatën e të ëprndjekurve dhe donte ta kalonte për aprovim dhe aty ishte kjo ngatërresa teknike që ne firmosëm, ishte një projekt, ishte gabim edhe i joni, se edhe unë firmosa, ishte një banalitet.

Autorizimi që Presidenti Meta i ka dhënë Bushatit për plotfuqshmërinë për bisedime me Greqinë?

Paloka: Besoj se zoti Meta ka marrë informacionin e duhur. U dha një datë që një prill do vijë Tsipras dhe Rama ishte përgatitur të firmoste.

Hapin e Metës si e komentoni?

Paloka: Meta duhet të ketë marrë informcionet që i duheshin. E vetmja pikë që kam rezervë është grupi negociator, është një person që nga të dhënat që kemi e akuzojnë. Ndërkohë që ngrihet kjo akuzë për një nga negociatorët, për të hequr këtë hije dyshimi, ta ndërrojmë këtë njeri, në vend që të ndodhë kjo ndodh e kundërta. Na thuhet që ky ka çertifikatën e NATO-s të firmosur ngta Qazimi. Pse këmbëngulet që ky të rrijë në grupin negociator?

Paloka: Në fund edhe ne do ndërmarrim hapat e procedurat tona.

Do bashkoheni me Metën?

Paloka:Nëse do na duhet të mbrojmë interesat e vendit do jemi bashkë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!