Palmer tha se Kosova duhet të formojë Asociacionin, Vuçiç e falenderon

schedule12:49 - 7 Korrik, 2021

schedule 12:49 - 7 Korrik, 2021

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se i është mirënjohës të dërguarut të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer dhe zyrtarëve të Ambasadës Amerikane për këmbënguljen e tyre në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Nuk jam i sigurt se dikush do të dëshirojë ta dëgjojë atë në Prishtinë. Ata nuk janë të interesuar për këtë”, tha Vuçiç.

I pyetur për të komentuar mbi faktin se rezoluta për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë u miratua sot në Kuvendin e Kosovës, ai tha se e kishte paralajmëruar këtë.

“E vetmja gjë që më habit është se Podgorica ishte më e zellshme se Prishtina”, tha Vuçiç.

“Rezoluta të tilla do të vazhdojnë. Ne mund t’i shmangim ato në disa parlamente falë marrëdhënieve miqësore dhe disa do të vazhdojnë me abuzimin politik të serbëve”, shtoi Vuçiç.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!