Pallati në Gjirokastër, ndërhyn ushtria për largimin e dheut

schedule19:58 - 7 Shkurt, 2018

schedule 19:58 - 7 Shkurt, 2018

Ushtria ka ndërhyrë në lagjen “Kodër Shtuf” për të larguar baltën dhe dheun e sjellë nga reshjet e ditëve të fundit.

Prefekti i qarkut, Astrit Aliaj, ishte i pranishëm gjatë aksionit.

Ai u kërkoi banorëve të qëndrojnë jashtë banesave edhe për disa ditë.

“Shtëpitë më të dëmtuara do të dëmshpërblehen 100 %”, deklaroi prefekti Aliaj.

Raporti i studimit të gjeologëve kërkon ndalimin e ndërtimeve të reja në këtë zonë dhe pyllëzimin e hapësirave të lira./abcnews.al