Pallati i djegur në Tiranë/ Vazhdojnë hetimet për shkakun e zjarrit

schedule13:27 - 16 Shtator, 2023

schedule 13:27 - 16 Shtator, 2023

Banorët e pallatit që u përfshi nga zjarri në zonën e ish parkut të autobusëve në kryeqytet ende nuk lejohen të futen në banesat e tyre. Dy ditë pas rënies së zjarrit në pallat vijojnë të punojnë grupet e akt ekspertimit,

Pallati vazhdon te mbetet i rrethuar nga një perimetër sigurie, ndërsa punonjësit e bashkisë pastronin inertet e rrezuara përreth nga lartesia gjate zjarrit ne katet e siperme. Banorët nuk u lejuan të afrohen për shkak të rrezikut.

Grupet e ekspertëve vijojnë punën për përcaktimin e shkakut të zjarrit, si dhe vlerësimin e dëmeve. Gjithashtu inxhinierwt po vlerësojnw edhe strukturwn e pallatit, pasi prej më shumë se 3 orësh disa nga katet ishin nën flakë.

Nga ekspertiza paraprake dyshohet se shkak i rënies së zjarrit është bërë një shkëndije elektrike në kondicionerin e banesës në katin e fundit të pallatit.

Ekspertët dyshojnë se vatra e zjarrtit ka nisur aty dhe më pas u përhap në katet e mëposhtme. Megjithatë ekspertiza e thelluar do të tregojë shkakun e flakëve.

Në pallat banojnë 69 familje. Banorët e shkallës që nuk u përfshi nga zjarri janë rikthyen në apartamentet e tyre, ndërsa 43 familje që banojnë në pjesen ku ra zjarri pasditen e së enjtes janë në pritje të ekspertizës së plotë.