Në lagjen nr 5 në Durrës, 40 familje ditën e sotme kanë dalë në protestë. Ata shprehen se që prej 26 nëntorit kur pallati shfaqi probleme, nuk është marrë asnjë masë.
“Kemi bërë kërkesë, jemi ankuar, por nuk kemi marrë asnjë zgjidhje. Tani vijojmë të qëndrojmë në ankth”, tregon një qytetare.
Një tjetër qytetar thekson se situata nuk mund të vazhdojë kështu, pasi çështja duhet të sqarohet.
“Kemi shkuar tek komuna, kryetari në thotë e ka në dorë Bashkia. Bashkia nuk na jep përgjigje. Ne na vjen zor të shkojmë përditë për një përgjigje të cilën ende sot e kësaj dite nuk e kemi marrë. Pallati është pa kolona”, shprehet ai.
Të shqetësuar ata kërkojnë të zgjidhet çështja për pallatin e dëmtuar.
/abcnews.al/