“Palët do të kenë afat deri në javën e parë të nëntorit”, Haziri: Nuk do të lejohen të kushtëzojnë dialogun

schedule16:55 - 20 Tetor, 2023

schedule 16:55 - 20 Tetor, 2023

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka deklaruar në “Ballkan Update” se Kosova dhe Serbia kanë afat deri në javën e parë të nëntorit, që jo vetëm të dakordohen, por edhe ta bëjnë të prekshëm procesin.

LEXO EDHE: “Pesëshja e madhe” të shtunën në Kosovë/ Haziri: Zgjedhjet në komunat e Veriut do të jenë me urgjencë pjesë e planit

Ai ka theksuar se nuk do të lejohen palët që të kushtëzojnë dialogun, pasi skenari i përjashtimit të Kosovës dhe Serbisë nga proceset e tilla është shumë serioz.

“Zoti Kurti nuk po e bën publike, ai ka afat deri në javën e parë të muajit nëntor. Edhe afati deri në javë e parë të muajit nëntor për Serbinë dhe Kosovën, është jo vetëm që të dakordohen, por duhet ta bëjnë të prekshëm procesin dhe kjo nënkupton që progresi i prekshëm është që palët të fillojnë me masa konkrete të implementimit. Nëse humbet kjo aferë e madhe e BE që lidhet në kuadër të projeksionit ‘Europa 2030’ që është lancuar tani në mekanizmin e Berlinit në qarqet e BE dhe një mbështetje të madhe e ka të SHBA-ve. Atëherë, skenari i përjashtimit të Kosovës dhe Serbisë nga proceset e tilla është shumë serioz, sepse do të kualifikohemi në listën e problemeve të ngrira për periudhën që po flasim. Ju e patë dhe çfarë do të thotë ‘problemi i ngrirë’? Mbas 20 viteve, do të ketë përmasa të paparashikueshme dhe pa vizion se si do të arrihet një paqe e qendrueshme në Lindjen e Mesme për shembull”, u shpreh Haziri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!