Mbi 50 qytetarë kanë mbetur të bllokuar nga postblloku i policisë në fshatin Kapshticë.
Ata presin që prej orës 7.00 të mëngjesit. Abcnews.al mëson se ata kërkojnë të lejohen të shkojnë në doganë.
Qytetarët thonë se ndodhen në kushte të këqia, nuk kanë as ku të kryejnë nevojat personale.
“Jemi shumë keq këtu. Nuk ka as banjë kemi gra e fëmijë nuk kanë ku të kryejnë nevojat personale. Të na lejojnë të shkojmë pranë doganës të presim atje dhe kështu mbajmë edhe radhën. Është turp po futemi ferrave për të kryer nevojat tona personale. Shteti të reagojë po na bllokojnë kot këtu,” shprehen qytetarët. /abcnews.al/