Pakistani tërheq ambasadorin pas sulmeve nga Irani

schedule12:59 - 17 Janar, 2024

schedule 12:59 - 17 Janar, 2024

Pakistani tërhoqi ambasadorin e tij në Teheran të mërkurën, një ditë pasi Irani nisi sulmet ajrore kundër Pakistanit, duke pretenduar se kishte shënjestruar bazat e një grupi militant separatist sunit.

Islamabad e denoncoi sulmin si një “shkelje të hapur” të hapësirës së tij ajrore dhe tha se dy fëmijë ishin vrarë. Sulmi i së martës në provincën jugperëndimore të Balochistanit rrezikon marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve fqinje.

Irani dhe Pakistani e kanë parë prej kohësh njëri-tjetrin me dyshim për shkak të sulmeve militante. Megjithatë, të dyja palët u shfaqën të kujdesshme.

Sulmi kërcënon të ndezë më tej dhunën në Lindjen e Mesme të trazuar nga lufta që Izraeli po bën kundër Hamasit në Rripin e Gazës./abcnews.al