Paketa fiskale 2019 në Byro Politike

schedule22:49 - 7 Nëntor, 2018

schedule 22:49 - 7 Nëntor, 2018

Paketa fiskale 2019 është diskutuar mbrëmjen e sotme në studion e Byro Politike në ABC News.  Deputeti i PS Ervin Bushati, Presidenti i ‘Konfindustria” Gjergj Buxhuku, ekspertët e ekonomisë Adrian Civici dhe Dorian Teliti kanë ndarë qëndrimet e tyre në lidhje me buxhetin e viti 2019.

Sipas Civicit buxheti është një dokument dokument politik që jep sinjale për ulje borxhi dhe realizim të të ardhurave, ndërsa ka doza optimizimi.

“Buxheti është dokument politik se në një buxhet mblidhen politika konjukturale një vjeçare. Buxheti jep sinjale për kontroll dhe ulje borxhi, realizim i të ardhurave ka doza optimizimi. I është përgjigjur disa kërkesave të shoqatave të biznesit sidomos biznesit të madh, përsa i përket uljes së tarifave dhe taksave. Ka elementë për të ndihmuar sektorin  e fasonëve edhe në masa modeste vihen re rritje të pagave. Duhet parë si dokument politik”.

Kreu i Konfidustrisë Gjergj Buxhuku u ndal te kritikat dhe vërejtjet. Sipas tij këtu mungojnë studimet e fizibilitetit, ndërsa shtoi s eopozita duhe ttë shkojë në parlament dhe të flasë për buxhetin.

“Së pari kemi një lloj autokrotike sidomos për paketën fiskale, ëhstë rritur fasha e tatimit mbi të ardhurat, u ngushtua brezi i atyre që pagaunin 20%, por pa ndikim të madh në praktikë, dhe vë në pikëpyejtje nëse është vepruar drejt me taksën progresive. Është autokritikë. Kërkesa jonë ka qenë e hershme për politikën e taksës së sheshtë. E dyta dhe që është pika më kritike është burimi i rritjes së PBB për vitin e ardhshëm 4.3% të duket si rritje mesatare. Ka edhe lëvizje që nuk janë të mbështetura”.

Nga ana e tij deputeti socialist Ervin Bushati tha se është ruajtur disiplina fiskale dhe është marrë notë e admirueshme. Sipas tij sfida është ruajtja e balancës mes interesit publik dhe biznesit.

“Ne jemi para një sfide dhe mendojmë që mes interesit publik dhe biznesit dueht të gjejmë balancën në favor të interesit publik. Kemi ruajtur disiplinën fiskale dhe kemi marrë notë të admirueshme dhe do të ruajmë ato parametra makro ekonomikë”.

Por eksperti Teliti thekson se rritja ekonomike nuk ëhstë sipas pritshmërive dhe kjo rritje 4.3% ëhstë në sajë të dy projekteve madhore TAP dhe hidrocentrai i Devollit e Skavicës.

“Debatet për buxhetin janë debate fasadë. Nga është ushqyer kjo rritje ekonomike?. Këtë ushqim e kemi nga TAP dhe hidrocentrai i Devollit e Skavicës. Një rritje ekonomike që është jashtë çdo lloj pritshmërie. Të merren politikat e duhura”.

Por eksperti Civici theksoi se çdo oppozitë shqiptare  e përdor buxhetin për të bërë politikë dhe gjithçka përfundon pa prekur thelbin.

“A ka shqetësim më të madh se buxheti për arsimin dhe bashkë me shëndetësinë zor se bëhen 5  % të dyja bashkë, kur duhet të jënë 10%. Politikat e arsimit janë politika pagash dhe pak mbështetje, ka nevojë për investime më të mëdha. Nuk mund të zgjidhë një buxhet të gjitha politkat e zhvillimit, por  sa i përgjigjet këtyre sfidave që janë pjesë e programit të qeverisë”.

Buxhuku i kërkoi qeverisë shqiptare që të jetë më e përgjegjshme dhe të mos bjerë pre  e interesave të ngushta por atij publik.

“Kërkojmë nga qeveria që të jetë e përgjegjshme se ku shpenzohen paratë e shqiptarëve dhe të jetë e kujdeshme për faktin që mos bjerë pre e interesave të ngushta, por ato që janë në interesin publik.  Unë shpresoj që te kjo paketë do të merren parasysh kërkesat dhe vëretjtjet tona”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!