Paketa e sigurisë në shkolla/ Hodaj: Ka pasur impakt. Penalizojmë rëndë shkeljet rrugore në afërsi të shkollave

schedule13:38 - 22 Prill, 2024

schedule 13:38 - 22 Prill, 2024

Zëvendës ministri i Brendshëm, Julian Hodaj thotë se paketa e sigurisë është një nismë që ka pasur impakt të lartë dhe që është mbështetur.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Hodaj u shpreh se stafet akademike kanë bërë një punë të shkëlqyer.

Sipas Hodajt, do të ketë penalizime të rënda për shkeljet rrugore në afërsi të shkollave.

“Në shtator kur filloi, kishte dyshime nëse do të ishte nismë serioze, tani mbështetet gjerë nga publiku. Do ta filloj me një falenderim për prindërit, e kanë mbështetur nismën. Duhen falenderuar stafet mësimore të çdo lloj shkolle. Kemi bashkëpunim me të gjitha bashkitë. Kjo është një nismë për të luftuar jo vetëm fenomenet jashtë shkollave. Kemi disa institucione, flasim për siguri në territor, siguri ushqimore, flasim për të gjitha aspektet. Po e bëjmë këtë nismë të stabilizuar në territor. Do kemi bashkëpunim, rakordim më të mirë me të gjitha institucionet që marrin pjesë. Do penalizojmë rëndë shkeljet rrugore në afërsi të shkollave. Të eleminojmë sa mundemi ngacmimet online që u bëhen nxënësve. Publiku është shumë i kënaqur nga kjo nismë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!