Paketa e gjirit tek “Hygeia”, ekzaminimet bazë për vetëm 3600 lekë

schedule15:40 - 29 Qershor, 2022

schedule 15:40 - 29 Qershor, 2022

Një nga kancerët më të përhapur tek gratë është ai i gjirit. Por pavarësisht se rastet janë në rritje, shefja e shërbimit të Onkologjisë në spitalin Hygeia Emiljana, Huti, thotë se ekzaminimi i kancerit të gjirit në stade të hershme është plotësisht i shërueshëm .

“Kanceri i gjirit është një kancer që po haset çdo herë e më shpesh, dhe kontrollet periodike tek mjeku janë çelësi i suksesit kundër kësaj sëmundje, e cila nëse kapet në faza të herëshme është plotësisht e shërueshme. Edhe për vajzat e reja duhet bërë një eko gjiri, e nëse kjo eko është normale, shërben si një hartë e cila në shërben si orjentim për kontrollet e mëtejshme. Kurse për zonjat që janë mbi 45 vjeç, sigurisht që ekzaminimi I duhur është mamografia, e cila duhet bërë një herë në një apo dy vite.”

Kontrolle periodike duhet të bëjnë edhe vajzat në moshë të re. Mjekja tregon rëndësinë që kanë ekzaminimet e duhura.

“Spitali Hygeia normalisht gjatë gjithë kohës I vjen në ndihmë grave dhe vajzave, me paketa të ndryshme, për ti ndihmuar ato të kujdesen për shëndetin e tyre. Normalisht këto paketa kanë qenë zakonisht në muajin tetor, që është edhe muaji kundër luftës së kancerit të gjirit, por kjo luftë duhet të jetë në çdo periudhë të vitit njësoj.”

Spitali Hygeia ka menduar për të gjitha gratë edhe vajzat gjatë stinës së verës. Për to është vendosur në dispozicion një paketë kontrolli që përfshin ekon e gjirit dhe mamografinë për vetëm 3600 lekë të reja.

Kanceri i gjirit është një kancer që po haset çdo herë e më shpesh, dhe kontrollet periodike tek mjeku janë çelësi i suksesit kundër kësaj sëmundje, e cila nëse kapet në faza të herëshme është plotësisht e shërueshme. /abcnews.al/