Paketa anti-shpifje, studentët protestojnë para zyrës së Rames me gojë “te kyçur”

schedule14:50 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 14:50 - 19 Dhjetor, 2019

Studentë të departamentit të gazetarisë por edhe të rinj të organizatës “Rezistenca Rinore” protestuan përpara kryeministrisë duke kundërshtuar paketën antishpifje të miratuar nga qeveria. Sipas të rinjve Edi Rama është ideator i ligjit dhe për këtë arsye u injoruan të gjithë thirrjet e ndërkombëtarëve për t’u tërhequr nga drafti që censuron të vërtetën.

Paketa antishpifje e miratuar nga maxhoranca në Kuvend krahas kundërtshtive të organizatave të ndërkombëtare dhe komunitetit të gazetarëve është shoqëruar me protesta edhe nga të rinjtë dhe studentë të degës së gazetarisë. Të rinj të organizatës rezistenca rinore protestuan paraditen e të enjtes përpara kryeministrisë kundër paketës ligjore të miratuar nga shumica në Parlament. Me gojë të kyçur me mbishkrimet “Gjobë” dhe ekrane të thyera si për të treguar goditjen që do të marrë liria e shprehjes pas miratimit të ligjeve, të rinjtë kërkuan nga qeveria anulimin e ligjit.

Me thirrjet “jo censurës dhe anulo ligjet”, të rinjtë i kërkuan për më shumë se 60 minuta kryeministrit Rama të heqë dorë nga idea e tij për të vënë nën kontroll çdo burim informacioni.

Në përfundim të protestës së tyre, për të ironizuar etiketimet e kreut të qeverisë për mediat, të rinjë e lëvizjes rinore kanë hedhur në kazanet e mbeturinave televizorët e thyer./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!