“Paketa anti-KÇK antikushtetuese”, Fatbardh Kadilli: Rama ka kriminalizuar politikën në Shqipëri

schedule13:31 - 14 Shkurt, 2020

schedule 13:31 - 14 Shkurt, 2020

Anëtari i kryesisë së PD-së  nga studio e ABC News është shprehur se paketa Anti KÇK është thjesht një ligj i miratuar nga vetë Edi Rama për të mbrojtur interesat e tij.

Kadilli ka thënë ndër të tjera se është e pamundur të mendosh faktin se si Edi Rama po përpiqet të maipulojë me ligje që janë në shërbim të tij.

“Është tregues i qartë se kemi voluntarizëm nga Rama dhe mazhoranca e tij që nëse nuk ka përshtatje është i gatshëm që të ndryshojë ligjet. Momentet që po kalojmë janë se reforma në drejtësi është dizenjuar keq. Kjo është e papranueshme shoqëria shqiptare duhet të qëndrojnë nga ky fenomen dhe nga gjyqtarët dhe prokurorët. Për herë të parë para dy vitesh është vendosur nga kushtet e Komisionin Evropian është që një nga problemet është mungesa e Gjykatës kushtetuese dhe ne nuk jemi mësuar që gjykata kushtetuese është garanti i vetëm i ekzekutivit. Të paktën është e rëndësishme që shqiptarët tashmë e kanë kuptuar rëndësisnë e institucioneve të drejtësisë. Paketa anti KÇK është në shkelje me kushtetutën dhe këtë e kanë konfirmuar jurishtët dhe ndërkombëtarët kanë thënë se do të merret në shqyrtim dhe do të analizohet me detaje,” tha Kadilli.

Ndër të tjera përballë gazetares Juli Xhakoxhi, anëtari i kryesisë së PD-së  është shprehur se tashmë parlamenti dhe çdo pushtet tjetër është në duart e Edi Ramës i cili e ka mbushur vendin me deputetë kriminele, kryebashkiake dhe drejtore të ndryshëm të përfshirë në krim.

Sipas Kadillit Rama është e keqja e këtij vendi dhe duhet të largohet sa më parë nga pushteti.

”Edi Rama po ta ndjekësh gjithë periudhën e fundit po përpiqet që të ndryshojë narrativën. Për 6 vjet shqiptarët panë dhe provuan se Rama ka futur në parlament kriminelë, i bëri deputet, kryebashkiakë dhe drejtorë të rëndësishëm të lidhur me krimin dhe e ktheu shqipërinë në hangar drogë. Ai sot tenton të nisë diçka kundër krimit dhe po tenton të kthejë përmbys të gjithë realitetin e 6 viteve të fundit. Rama ka kriminalizuar politikën në Shqipëri me tolerimin e çdo paraje të pistë që është futur në biznese. Për këtë ai duketë të shkelë dhe kushtetutën. Ai është i qartë në vendimet e tij dëshiron që të bëjë një zhurmë për të gjithë ato që janë aleat me krimin. E gjithë debatin tenton që ta ndajë e mira dhe e keqja, ai është e keqja”, është shprehur anëtari i kryesisë së PD-së për Abc Neës.

Gjithashtu Fatbardh Kadili ndër të tjera ka theksuar faktin se e vetmja mënyrë për të larguar Ramën nga pushteti është përmes rezistencës së shoqërisë, pasi ndryshe ai nuk e lë pushtetin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!