Veljko Dovedan pa Bylisin t’i mposhtej sërish, këtë herë nga Kukësi. Trajneri i ballshiotëve foli për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Fillimisht ai deklaroi: “Ntephe e zëvendësova, pasi po bënte gabime në pasime. Akoma nuk është në formën e tij”.
“Kukësi shkoi dy herë në portë dhe shënoi. Ne kishim 12 raste dhe nuk finalizojmë. Kemi pësuar dy gola nga dy gjysmë raste. Në momentin që Guindo doli, atëherë ekipi ynë nuk ishte më në fushë”, shtoi Dovedan.
“Lojtarët e aktivizuar? Jam i pakënaqur nga ata që u futën në lojë. Nuk e mbajtën topin dhe në pjesën sulmuese nuk na ndihmuan”, komentoi trajneri i Bylisit. Më pas u pyet në lidhje me zgjidhjen që do bëjnë për sulmin.
“Do të shohim në janar, normal. Kemi marrë tre afrime nga jashtë, që të bëjnë diferencën. Mirë që nuk na ndihmojnë, por nuk janë as në nivelin e lojtarëve vendas. Na mbetet të presim merkaton e janarit”. /abcnews.al