Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij në Facebook një video të shkëputur nga fushata elektorale.
Në video shfaqet kryeministri, i cili mbi tavolinë bëri llogaritë se Partia Socialiste do të dalë fituese në zgjedhje me 74-78 mandate.
“Këtu ka mundësi të bëjnë ndonjë gol ata,” ka thënë Rama atëherë, duke iu referuar veriut në qarqet, Shkodër, Dibër, Kukës dhe Lezhë. Këto qarqe u arritën të merren nga opozita.
“Pak relaks post-elektoral”, shkruan Rama krahas videos së publikuar, ku duket optimist që i kanë dalë llogaritë. g.v/abcnews.al