Pak pas fejesës, aktori i njohur turk infektohet sërish me Covid-19

schedule20:31 - 28 Mars, 2022

schedule 20:31 - 28 Mars, 2022

Berk Oktay, i cili u bë i njohur për publikun shqiptar me rolin e personazhit Çatajit në serialin “Molla e Ndaluar” është prekur për të dytën herë nga koronavirusi.

Duke shpjeguar se këtë herë kishte kaluar një situatë shumë më të rëndë krahasuar me herën e parë, aktori paralajmëroi fansat të tregohen të kujdesshëm për veten dhe të mbrojnë të tjerët.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që nuk i kanë kursyer urimet dhe lutjet për shërimin tim sa më të shpejtë! Edhe pse i kushtova shumë rëndësi shëndetit, nuk munda t’i shpëtoja virusit dhe këtë herë nuk e pata aspak e lehtë“, ishin fjalët e tij.

Ndërkohë, pak kohë më parë, Berk realizoi fejesën e tij me aktoren Yıldız Atiksoy, me të cilën po përgatitet të hedhi hapin e madh drejtë martesës, tregoi se arsyeja se përse e bënte këtë thirrje vinte pasi për fat të keq ai nuk e kishte besuar se prania e virusit, ndihej akoma dhe mendonte se nuk kishte më nevojë për masa paraprake./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!