Pak orë nga zgjedhjet në SHBA/ Gazetarja e ‘VOA’ për ABC News: Më të polarizuarat në historinë e vendit, Rusia dhe Irani kanë plan…

schedule21:27 - 4 Nëntor, 2024

schedule 21:27 - 4 Nëntor, 2024

Edhe pak orë na ndajnë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, gazetarja e “Zërit të Amerikës”, Menada Zaimi ka deklaruar në një lidhje live me “360 Gradë” se këto zgjedhje janë më të polarizuarat në historinë e vendit.

Ajo ka theksuar se Rusia dhe Irani kanë plan për të nxitur dhunë në këto zgjedhje dhe këtë mund ta bëjnë nëpërmjet dezinformatave.

Sipas gazetares, në SHBA kanë votuar deri më tani rreth 80 milionë amerikanë, rreth gjysma e atyre që votuan në zgjedhjet e mëparëshme kur fitoi Biden.

“Këto janë zgjedhjet që amerikanët nuk kanë parë ndonjëherë, pasi një ish-president që humbi garën për t’u rizgjedhur, rikthehet me synimin për të fituar dhe një nënpresidente që zgjidhet si kandidate në muajt e fundit të garës, pas dorëheqjes së presidentit Joe Biden dhe që nëse do të zgjidhej do të bënte histori, pasi do të ishte gruaja e parë amerikane që do të zgjidhej në krye të shtëpisë së bardhë. Këto janë zgjedhjet më të polarizuara në historinë e vendit, janë përshkruar nga dy përpjekje për të vrarë presidentin, por dhe një gjuhë e ashpër politike që ka përcjell tension.

FBI thotë se Rusia po përpiqet të ndikojë për rikthimin në Shtëpinë e Bardhë të ish-presidentit Donald Trump, Irani po përpiqet ta dëmtojë atë dhe të dëmtojë nënpresidenten Harris, duke e parë atë si kërcënimin më të vogël për Teheranin. Rusia dhe Irani kanë plan dhe për të nxitur dhunë në zgjedhjet amerikane. Këtë mund ta bëjnë nëpërmjet dezinformatave. Ndërkohë, Kina ka një tjetër fokus, ka garat për kongresin.

Në SHBA kanë votuar deri më tani rreth 80 milionë amerikanë dhe këtë e kanë bërë tani nëpër qendrat e votimit, ose duke hedhur në kuti të posaçme votën”, u shpreh Zaimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!