Pak muaj pas fotove të sikletshme, martesa e çiftit të famshëm sërish në krizë

schedule10:15 - 3 Mars, 2020

schedule 10:15 - 3 Mars, 2020

Tre muaj më parë, Justin Timberlake dhe Jessica Biel u bënë si rrallëherë kryefjala e mediave për shkak të disa fotove të sikletshme. Justin dhe Jessica kanë pasur gjithmonë një martesë të qetë, të lumtur dhe aspak skandaloze. Madje, dukeshin çifti perfekt që simbolizonin dashurinë e përjetshme. Mirëpo, disa foto të Justin me kolegen e tij Alisha Wainwright, bënë xhiron e rrjetit. Dy aktorët, të cilët po punonin bashkë për filmin “Palmer”, u fotografuan të kapur përdore dhe shumë të afërt me njëri-tjetrin. Në fotot e famshme, Justin nuk mbante në dorë as unazën e martesës.

Pas gjithë kësaj, Jessica e detyroi Justin-in të kërkonte falje publikisht dhe çifti po mundohej ta kalonte së bashku këtë periudhë të vështirë. Megjithatë, nuk dihet çfarë ka ndodhur, pasi Jessica është fotografuar së fundmi pa unazën e martesës, gjë që duket e dyshimtë.

Unaza nuk duket gjëkundi. Duke marrë parasysh dramën e 3 muajve më parë, mund të themi se kjo nuk është një shenjë e mirë shkruan Jezebel.

Nëse vërtet bëhet fjalë për një krizë, do ta marrim vesh shumë shpejt. Në botën e showbiz-it sekretet nuk e kanë jetën të gjatë./abcnews.al