Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pak kohë pas lindjes, Olta Boka ka rezervuar një surprizë për fansat

schedule15:52 - 17 Gusht, 2020

schedule 15:52 - 17 Gusht, 2020

Muajin që shkoi Olta Boka u bë nënë për herë të parë e një vajze që e pagëzoi me emrin e veçantë Gaia. Ndërsa kanë kaluar vetëm pak ditë nga ardhja në jetë e vogëlushes, duket se këngëtarja po mendon t’i rikthehet muzikës. Përmes një reagimi në Instagram, Olta ka bërë me dije se do të risjellë një projekt të sajin që e ka shumë përzemër.

Bëhet fjalë për këngën pjesëmarrëse në Eurovision “Zemrën e lamë peng”. Ndonëse kanë kaluar shumë vite që nga pjesëmarrja e saj në vitin 2008 në Eurovision, duket se kjo mbetet një ndër këngët më të dashura për artisten.

https://streamable.com/uvjpgl

 

“Prej vitesh kam menduar ta risjell këtë këngë dhe uroj ta realizoj sa më shpejt”, ka shkruar Boka krahas postimit. Megjithatë, ajo nuk ka dhënë asnjë detaj nëse versioni i ri i këtij projekti do të publikohet së shpejti. /abcnews.al/

 

View this post on Instagram

 

?

A post shared by ???? ???? (@oltabokaofficial) on

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!