Pak ditë para se të bëhet nënë, Olta Boka shfaqet përrallore në setin e fundit të fotografive

schedule10:36 - 1 Korrik, 2020

schedule 10:36 - 1 Korrik, 2020

Këngëtarja e njohur Olta Boka është në ditë e fundit të shtatzënisë. Ajo dhe partneri i saj, Ivi priten që të bëhen prindër për herë të parë.

Ka qenë vetë Olta, e cila përmes një feste të organizuar ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës, që do të jetë një vajzë.

Mirëpo, pak orë më parë ajo ka publikuar në Instagram një set të ri fotografik, ku shfaqet më e lumtur se kurrë.

E veshur me të bardha dhe me një kurorë mbi kokë, këngëtarja duket si një princeshë. Nisur nga ky fakt, ajo i ka dedikuar edhe disa fjalë të ëmbla vogëlushes së saj, që pritet të vijë shumë shpejt në jetë.

“Për mamin tim jam princesha! Për princeshen time, mbretëresha!”, shkruan Olta krahas setit fotografik.

Kujtojmë që këngëtarja është në një lidhje prej disa vitesh me djalin e ish-deputetit Shezai Rrokaj. Ata janë njohur së bashku gjatë kohës, që Olta ishte studente, ndërsa Ivi pedagogu i saj./abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CCEQZWOlgsB/

https://www.instagram.com/p/CCElYb_llIE/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!