Pak ditë para martesës, aktorja e njohur turke merr vendimin e papritur

schedule07:39 - 20 Korrik, 2020

schedule 07:39 - 20 Korrik, 2020

Aktorja e njohur turke, Hande Erçel ka qenë në një lidhje me këngëtarin Murat Dalkiliç prej një kohe të gjatë.

Çifti para disa muajsh vendosi edhe të celebronte në martesë historinë e tyre të dashurisë, ndërkohë dasma e tyre pritej të ishte në javën e dytë të korrikut.

Mirëpo, duket se gjërat nuk kanë shkuar si duhet dhe dyshja krejt papritur ka vendosur t’i japë fund lidhjes.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë akorja, e cila ka treguar se ndarja ka qenë në mënyrë miqësore dhe kërkon nga të gjithë fansat e tyre që ta respektojnë këtë vendim./abcnews.al