Barcelona mund të lëshojë këmbanën e fundit në këtë merkato. Edhe pse ka qenë skuadra më aktive, është shumë afër thyerjes së rekordit për numrin transferimeve nëse del plani i planifikuar.
Klubi është në rrugën e mbarë për shitjen e Aubameyang te Chelsea, me Braithwaite do të ndërpritet kontrata, ndërsa po ashtu edhe Pjanic do të largohet.
Me lamtumirën e këtyre lojtarëve, skuadra do të përforcohet me Marcos Alonso, Bellerin që do të vijë me kosto zero nga Arsenali dhe Bernardo Silva që do të kushtojë rreth 60-70 milion euro.
Drejtuesit e Barcelonës ka vënë gjithçka për këtë Barcelonë, për ta rikthyer në majat e futbollit botëror, por gjithashtu edhe një risk të madh në rast se gjërat nuk shkojnë si duhet. /f.a/abcnews.al