Pak ditë më parë hodhi bashkëjetuesen nga ballkoni, kush është i ndaluari që i vuri flakën komisariatit të Kamzës

schedule23:15 - 26 Mars, 2022

schedule 23:15 - 26 Mars, 2022

KAMËZ – Një person ka gjetur vdekjen ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një zjarr i rënë në dhomat e qelisë së komisariatit nr.5 të qytetit të Kamzës.

Viktima raportohet se është Arben Mici , 26 vjeç, banues në Cerkezë, i cili ka ndërruar jetë në spital. Ai ishte arrestuar gjatë ditës së sotme, pasi kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra, raporton se i asfiksuar nga tymi ka mbetur Hajredin Boja, me detyrë efektiv policie në komisariatin e Kamzës.

Ndërkohë Dilaver Idrizi 62-vjeç ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ai dyshohet se është autori i të gjithë kësaj ngjarje të rëndë. Dyshohet se Dilaver Idrizi i ka vënë flakën qelisë ku flakët më pas janë përhapur me shpejtësi në dhomat e paraburgimit në Kamëz. Idrizi ishte arrestuar pak ditë më parë. Ai kishte hedhur bashkëjetuesen e tij nga ballkoni i katit të tretë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ABC mëson Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (ish-SHÇBA) ka dërguar grup të posaçëm hetimor për rastin. /abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!