Pesë persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Durrës me finalizimin e operacionit të koduar “Laboratori”. Njoftohet se pesë të rinjtë janë arrestuar pasi pajisnin udhëtarët me teste të shpejta për “COVID-19”, pa qenë të licencuar.
Në pranga janë vënë:
Eva Haruni, 34 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallrat e tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”;
Elio Agolli, 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”;
Ervin Çela, 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”;
Anxhela Spahiu, 24 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi”;
Aida Pisli, 25 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi”;
Gjithashtu, u shpall në kërkim A. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të arrestuarit në një laborator në lagjen nr.4, kanë pajisur me test “Rapid”, 483 qytetarë që do të udhëtonin në drejtim të Italisë, pa qenë të licensuar nga instancat përkatëse. /abcnews.al/